Shpëtojnë nga lufta në Izrael, MEPJ: Fluturimi grek sjell në atdhe edhe 20 shtetas shqiptarë

25
Sigal

Përmes një fluturimi nga linjat ajrore greke  është bërë i mundur kthimi në Shqipëri i 20 shtetasve shqiptarë të cilët gjendeshin në Izrael, në momentin e shpërthimit të luftës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se një pjesë e qytetarëve pasi kanë mbërritur në Athinë “janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë.”

Postimi i Ministrisë së Jashtme:

20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Kujtojmë se dy ditë më parë, një tjetër fluturim nga Mali i Zi ktheu në Shqipëri edhe 11 Shqiptarë nga Izraeli.