Zhvillohet takimi i parë i grupit të koordinimit për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit

549
Sigal

Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, zhvillohet takimi i parë i grupit të koordinimit.

Sot, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, u zhvillua takimi i parë i grupit të koordinimit për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.

Përveç drejtuesve të lartë të MASR, në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të UNICEF, të cilët do të mbështesin ministrinë duke koordinuar me ekspertizën e tyre gjithë punën për hartimin e kësaj strategjie. Pas prezantimit të planit të punës, metodologjisë dhe formatit të strukturave drejtuese, fokus i kësaj mbledhjeje ishin përcaktimi i prioriteteve strategjike dhe sfidave sektoriale, si dhe diskutimi mbi harmonizimin e masave që nevojiten të ndërmerren në kuadër të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare te Arsimit 2021-2026.

Procesi i hartimit të strategjisë do të jetë gjithëpërfshirës, ku do të marrin pjesë zyrtarë të institucioneve publike, grupeve të interesit, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit akademik.