Shpërthim tritoli pranë një servisi celularësh në Yzberisht, zbulohet emri i pronarit dhe sasia e lëndës plasëse

184
Sigal

Mbrëmjen e djeshme i është vendosur 50 g tritol një servisi celularësh në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë tritoli u vu në qepenin e dyqanit. Servisi është në pronësi te Olsi Isufit.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Policia ende nuk ka identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.