Shpërthim eksplozivi në Fushë Krujë

293
Sigal

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit Arben Pllumi në fshatin Halilaj të Fushë Krujës këtë mbrëmje.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lenduar pasi në të nuk banon njeri pasi i zoti banon në Krujë.

Është hera e dytë që në oborrin e kësaj banese vihet ekploziv dhe të dyja herët ka patur vetëm dëme materiale.

Disa kohë më parë sipas burimeve i është vënë eksploziv edhe banesës së të vellait në qytetin e Krujës.