Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur lehtë pasi një bombol gazi shpërtheu në fshatin Rëmenj.

Sipas policisë, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Sigal

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.