Shpërthen bombola e gazit në një universitet privat në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

199
Sigal

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në kuzhinën e një Universiteti privat në kryeqytet.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë shënuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake , dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit.