Shpërndanin kokainë, marijuanë dhe kanabis, dy të arrestuar në Tiranë

384
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona sot me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjatë kontrollit atyre iu kap një sasi e madhe drōgërash të ndryshme duke filluar nga mārijuana, tek ekstazia dhe kōkaina.

Krahas drōgës, atyre iu kapën edhe fishekë si edhe fara kānabisi.

Mësohet se të arrestuarit janë 41 vjeçar dhe një 37 vjeçar me banim në Kombinat.

“Sekuestrohen lëndë narkotike kōkainë, kānabis dhe mārijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kānabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “MIX”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë.

Shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike kōkainë, kānabis dhe mārijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kānabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kōkainë, cānnabis sativa, si dhe llojeve të ndryshme të drōgave sintetike, finalizoi me sukses operacionin e koduar “MIX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat.

Në rrugën “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi J. Q. dhe kishte pasagjere shtetasen A. S. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar drōga të llojeve të ndryshme si cānnabis sativa, kokāinë, metamfetamine dhe MDMA, peshore elektronike, fishekë luftarakë, disa aparate celularë dhe një sasi të hollash.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi J. Q., së bashku me shtetasen A. S., merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kōkainë, cānnabis sativa dhe lloje të ndryshme të drōgave sintetike në zonën e “Lulishtes 1 Maji” dhe në rrugën “Komuna e Parisit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit J. Q., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “ārmëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim te shtetases A. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.