Shpërndanin kanabis, përfundon në prangat e policisë një i ri, shpallet në kërkim një tjetër

328
Sigal

Një i ri ka rënë në prāngat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për shpërndarje kanābisi.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 22-vjeçari me inicialet R. M., i cili u kap në flagrancë ndërsa shpërndante në doza të vogla kanābis, në rrugën “Kongresi i Tiranës”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kríminale të shpërndarjes së lëndëve narkōtike në doza të vogla.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkōtikëve në DVP Tiranë.

Arrestohet në flagrancë një 22-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndën narkōtike, si dhe shpallet në kërkim policor një shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 141 doza me lëndë narkōtike cannābis sativa dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas merreshin me shpërndarjen në doza të vogla të lëndës narkōtike të llojit cannābis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrōgë, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. G. merrej me shpërndarje të lëndës narkōtike të llojit cannābis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga shtetasi R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkōtike cannābis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkōtike”, në ngarkim të shtetasve R. M. dhe D. G.