Shoqata “Labëria”, mban gjallë vlerat historike atdhetare

872
Nexhmije Hoxha iu dërgon letër Kryetarit të Shoqatës “Labëria”, z. Ago Nezha dhe kryeredaktorit të Gazetës “Labëria”, z. Albert Zholi
Nexhije Hoxha nëpërmjet një letre përshëndet Shoqatën “Labëria”. Ajo shpreh vlerësimet e saj për veprimtarinë, për mbajtjen gjallë të vlerave historike atdhetare në të kaluarën dhe të Luftës së frontit Antifashist Nacional Çlirimtar, si edhe iniciativën personale e kolektivet kësaj shoqate. 

“Është për t’u përshëndetur ngritja dhe ringritja e muzeve për ngjarjet më të rëndësishme të fshatit e krahinës, të cilët kanë qenë edhe vendlindja e Rilindësve tanë të mëdhenj dhe njerëzve të shquar, të penës e të pushkës që me atdhetarizmin e tyre, me mençurinë e diturinë, kanë nderuar Shqipërinë. Përshëndes dhe përgëzoj Gazetën “Labëria”, e cila pasqyron denjësisht veprimtarinë e Shoqatës “Labëria” dhe përhap vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare. Gazeta “Labëria” kryen një mision të lartë në këtë drejtim, sepse Lufta Nacional Çlirimtare ka qenë lufta e parë që bëri populli shqiptar, gjerësisht, i Bashkuar në një front të vetëm, pa dallime krahinore, fetare e idesh që çoi me Çlirimin e Shqipërisë e të Pavarësisë së saj. Sot, më shumë se kurrë, Shqipërisë e shqiptarëve, u duhet të jenë të bashkuar, për të ecur përpara, si një vend evropian, një popull me histori e kulturë disa shekullore. Në mbyllje, u uroj anëtarëve të Shoqatës suaj “Labëria” dhe bashkëpunëtorëve të Gazetës “Labëria”, Gëzuar festat e Nëntorit! Një vit me mbarësi në punë e gëzime në familjet e tyre”.

Miqësisht,
Nexhmije Hoxha
Sigal