Aksidnet/ BMW-ja del nga rruga në Laç, i riu në gjendje kritike për jetën

195
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Milot-Thumanë, pranë fshatit Gjorm.

Një makinë tip ‘BMW’ me targe AB 863 BK e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Thumanës ka dale nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës që kanë hyrë në makinë dhe për pasoj është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, Tiranë 24-vjeçari D. Gjergji.

Menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia e Kurbinit dhe autoambulanca, por është kërkuar ndërhyrja e repartit zjarrfikës për të nxjerr te plagosurin nga makina.

Ai ndodhet në gjendje kritike.

Shkak i aksidentit është rruga shpejtësia e makinës, rruga jashtë standardit dhe pa asnjë lloj sinjalistikë etj.