Shoku kriminel udhëton me …X6

541
Sigal

Parmbrëmë, ora 01 e mesnatës. Përballë Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, në drejtimin që shkon drejt sheshit “Skënderbej”, një foristradë “HUMMER” parakalon me shpejtësi të madhe edhe pse është dritë e kuqe e semaforit përpara Presidencës, po kështu,  parakalon me dritë të kuqe në semaforin te kryqëzimi pranë Kryeministrisë, edhe te semafori te Lana. Madje, përbri  “Rognerit” ishte një patrullë e policisë rrugore, mirëpo, policët, sa panë  foristradën, nuk bënë asnjë lëvizje, që ta ndalonin foristradën, edhe pse shpejtësia ishte përtej normave të lejuara. Ndoshta, kur u largua foristrada, policët thanë me vete: “Shyqyr, që foristrada nuk na shtypi kësaj here…”. Kjo është fuqia e policisë së shtetit përballë shkelësve të ligjit.

Krimi demonstron forcën ndaj shtetit

 Policia nuk kishte fuqi që të ndalonte foristradën “HUMMER”  që me shpejtësi të madhe parakalonte çdo dritë të kuqe, edhe përballë Presidencës, edhe përballë Kryeministrisë. Ndoshta  kriminelët që ishin brenda foristradës që kushton miliona, ishin mbi fuqinë e ligjit dhe kompetencat e policisë së shtetit. Pyetja që i drejtojmë  drejtorit Burgaj dhe ministrit Noka. Po poshtë flamujve partiakë, çfarë mbartte brenda  foristrada “HUMMER”, që parakalonte në semaforët edhe përballë Presidencës e Kryeministrisë? Lëndë narkotike? Armë?  Zoti Noka! Zoti Burgaj! Ku e gjen kurajën,  një foristradë, që kushton mbi 100.000 euro   të mos qëndrojë në posbllokun e policisë për kontroll, qoftë edhe para Presidencës e Kryeministrisë?  Mos valë te njohjet, lidhjet që  ata zotërues të foristradave të shtrenjta kanë me drejtuesit më të lartë të shtetit e të policisë? X6-a, para disa ditësh shtypi në Tiranë, 2 punonjës të policisë, pikërisht,  për shaka të përgjigjes  që presim nga Burgaj e Noka. Ndaj edhe raportet e DASH-it të kohëve të fundit, për problemin e  trafikun e lëndëve narkotike në Shqipëri, ka të bëjë me inkriminimin e policisë së shtetit me botën e krimit të organizuar. Ministri Noka, i përfolur  shumë herë për emërimet partiake në administratën publike,  por edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Burgaj, duhet të kishin dhënë dorëheqjen aq herë sa krimi i organizuar vret komisarët e policisë, sa herë shokët kriminelë shtypin me X6 punonjësit e policisë.