KQZ miraton rezultatin për Tiranën, PDIU pa mandat në Tiranë

597
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi mbetet jashtë parlamentit të paktën sipas votimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sot dhe derisa ende nuk është shprehur Kolegji ku kjo forcë do drejtohet për ankimim.

KQZ ka rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e PDIU që pretendon parregullsi në pasqyrimin e rezultatit.

Kërkesa u rrëzua me votatat e PS dhe të kryetarit Klement Zguri, ndërsa pro votuan përfaqësuesit e LSI dhe 2 anëtarë të PD.

Përfaqësuesi i PDIU në KQZ, por edhe Mesila Doda kërkuan 48 orë kohë për hetimin administrativ. Pas mbledhejs ish deputetja Mesila Doda tha se PDIU do provojë shtrembërimin e votës.

Doda: PDIU i mungonin vetëm 36 vota për mbërritur në pragun prej 3% sipas të dhënave që kishte KQZ. Unë sot i solla 38 votat e vlefshme ndërkohë që kemi mbi 52 vota të vlefshme në 10% të materialeve të shikuara deri tani. kërkesa jonë për kqz

Kërkësa jona për KQZ ishte shtyrja me 48 orë me qëllim që të bëhej kqyrja e të gjitha materialeve zgjedhore pasi materialet filmike janë pjesë e materialeve zgjedhore dhe do të duhet të ishin në dispozicion të KQZ pasi këtu bëhet fjalë për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve.

Provat janë në tavolinë dhe materialet tregojnë se PDIU e ka kaluar këtë limit prej 12 470 vota që ka caktuar për qarkun e Tiranës.

Sot sollëm të gjitha QV që kishte një shtrembërim së bashku me fotografitë përkatëse, ka dhe raste të tjera më flagrante. Nuk dua të jap një shtrembërim të vullnetit, por në shumë raste evidentohet një pasaktësi dhe dashakeqësi në rastin më të keq për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësve.

Mos harrojmë që sot merren mandate me 10 mijë e pak vota në Tiranë, ndërkohë që ne jemi 3 mijë vota më shumë. Që do të thotë jo vetëm shtrembërim i vullnetit të njerëzve por edhe rrëmbim mandati në tavolinë gjë e cila nuk do të ndodhë sepse ne kemi të gjitha matgerialet që disponojmë dhe të gjitha provat do të vihen në dispozicion të KQZ.
Sigal