Shkrumbohet fasoneria në Vlorë, dyshimet e para

136
Sigal

Një fasoneri në Vlorë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të natës së djeshme.

biznesi në fjalë është në pronësi të një shtetasi italian.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Dyshimet janë se në objekt është hedhur lëndë djegëse nga jashtë godinës duke bërë që flakët të përhapen në ambientet e brendshme të saj.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia heton për të zbardhur identitetin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.