I nxehti afrikan pushton vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat sot

195
Sigal

Java e fundit e qershorit do të shoqërohet me temperatura të larta.

Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë vendin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona.

Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërisht i kthjellët me vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.