Shkrumbohen dy makina në Vlorë, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm

48
Sigal

Dy makina janë djegur si pasojë e një zjarri në Vlorë, ndërsa një e tretë është dëmtuar pjesërisht nga flakët.

Ngjarja, që dyshohet se është e qëllimshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Sapo u mor njoftimi, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes ku kanë konstatuar djegien e dy makinave, ndërsa nga flakët rrezikoheshin edhe mjete të tjera.

Menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur ne mjete të tjera dhe më vonë fikja plotësisht e zjarrit.

Ndërkohë nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbardhur ngjarjen.