Shkolla të përmbytura, transporti i nxënësve në zonat rurale e malore në mëshirë të fatit

976
Kol Nikollaj president i KSSH
Në një kohë që Ministria e Arsimit gjen kohë të merret me eksperiencat e anëtarëve të LGBT arsimi shqiptar përballet me probleme të shumta. Një shqetësim imediat është edhe transporti i nxënësve në shkollat e zonave rurale dhe zonat e thella malore. Ky lloj shërbimi është tërësisht informal dhe në shumë raste mjetet e transportit të nxënëseve të 9- vjeçares dhe shkollës së mesme nuk plotësojnë kushtet teknike, duke u kthyer në burim aksidentesh. Rasti më i fundit u shënua në qarkun e Beratit, por, nëse nuk ndërhyhet në kohë ngjarje të tilla, do përsëriten e pasojat mund të jenë fatale. Transporti i nxënësve është një çështje e ndjeshme e në shumë raste drejtoritë arsimore janë inekzistente në punën e tyre për monitorimin e këtij fenomeni. Vetëm pak ditë më parë në qarkun e Beratit një mikrobus me nxënës ka dalë nga rruga e për pasojë mbetën të lënduar mbi 6 nxënës, ndërsa në mjet ndodheshin të paktën 15 persona. Shkak i aksidentit, veç rrugës jo me standarde, ishte edhe mjeti që, ndër të tjera, ishte pa kolaudim. Fatmirësisht, nuk u shënua asnjë viktimë, por kjo nuk na pengon të ngremë alarmin për kushtet e transportit të nxënëseve, kryesisht në zonat e thella. Përfaqësuesit e Sindikatës Arsimit në rrethet Tropojë, Kukës, Pukë, Mirditë, Dibër Mat, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Korçë, Tepelenë Gjirokastër e Vlorë na sinjalizojnë, se transporti nxënësve të shkollave në zonat e thella malore përbën një problem serioz dhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore në rrethen kanë zgjedhur të heshtin përballë këtij fenomeni. Mjetet e transportit nuk plotësojnë asnjë standard, janë kryesisht të vjetra, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë, as dokumentacion e, për pasojë, as kolaudim. Nuk përjashtohen rastet që personat, të cilë marrin përsipër transportin e nxënësve nuk kanë as patentë. Jeta e nxënësve, të cilët shkojnë në shkollë me automjete në këtë zona është në rrezik. Ministria e Arsimit duhet të angazhohet për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi serioz, i cili, nëse nuk tregohemi vigjilentë mund të ketë pasoja fatale. Konfederata e Sindikatave u bën apel prindërve t’u kërkojnë llogari drejtuesve të shkollave për rastin e transportit të nxënësve.
Sigal