Shkolla profesionale në Pogradec, përballë sfidave të kohës

669
Bardhyl BERBERI 
Nga kjo shkollë çdo vit mbi 50 % e këtyre nxënësve kanë shkuar në universitet, madje janë në fakultetet ku studiojnë degët e parapëlqyera.
Kjo shkollë model ka disa vite që organizon “Ditën e dyerve të hapura” ku vijnë nxënës nga të gjitha shkollat e rrethit dhe drejtuesit e këtyre shkollave, si dhe drejtues të arsimit profesional, biznesmenë nga të gjitha fushat në rrethin e Pogradecit, drejtues bankash ku nxënësit kryejnë praktikat .
Pogradeci është një qytet arsimdashës. Vetëm një javë pas hapjes së Mësonjtores së parë shqipe në qytetin e Korçës më 7 mars 1887 në 14 mars të vitit 1887 është hapur e dyta mësonjtore në Shqipëri, ajo e Pogradecit.

Atëherë ishin 11 nxënës që kaluan pragun e mësonjëtores, atë ditë frynte erë dhe binte borë. 
Qyteti dhe fshatrat e Pogradecit e ndjenë se kishte filluar një kohë e re, koha e të mësuarit me librat e gjuhës së nënës, të cilën e kishin ruajtur në shekuj si gjuhë që flitej, por nuk shkruhej. Të ngjitet mallëngjimi në grykë, kur përfytyron sot se si uleshin në stola e postiqe nxënësit e vegjël me mësuesin e parë Koço Sotirin që ju mësonte këtyre fëmijëve nën dritën e zbetë të kandilit, duke përdorur pllaka dhe plumbçe në vend të fletoreve dhe të lapsave. Qytetarët Ndini dhe Sotir Gusho falën banesën e tyre për shkollë. Kajo Babjeni e Rilindës të tjerë e mbrojtën me armë në dorë. Gjokë Shqiptari Dhimitër Misha dhanë jetën pa nguruar për abetaren dhe arsimin.
Jo pa qëllim e nisa këtë shkrim me këtë prolog, pasi shkolla e mesme profesionale “Enver Qiraxhiu”, një shkollë me shumë tradita, por pa kushte normale në të kaluarën tashmë ndodhet në një moment tjetër…

…Vjen një çast kur vjen dikush në drejtim dhe kurrsesi nuk mund të pajtohet me këtë situatë…

Dhe kjo ndodhi në këtë shkollë… Drejtori i ri i shkollës profesionale Andon Temo, kurrsesi nuk mund të pranonte që kjo shkollë me emër të mirë në të gjithë vendin të katandisej në disa ambiente skandaloze, në disa anekse të gjimnazit të qytetit plot lagështirë që vetëm shkollë nuk mund të quhej. 

Drejtori ri solli deputetin Eduart Shalsi për të parë gjendjen dhe të dy së bashku mbajtën premtimin e bërë para kolektivit se do t’iu kthenin shkollën në një ambient dinjitoz .

Dhe sot shkolla profesionale e Pogradecit “Enver Qiraxhiu” është kthyer në një ambient dinjitoz me parametra bashkëkohorë që mund ta kenë zili të gjithë, jo vetëm brenda vendit, por dhe më gjerë, një ambient krejt tjetër tjetër në parametra bashkëkohore .

Në shkollën e mesme profesionale “Enver Qiraxhiu” me t`iu kthyer normalitetit, së pari u krijua një atmosferë vërtet pune; me kabinete moderne dhe një personel të përkushtuar duke filluar nga cilësia e shërbimit. U ngritën kabinete funksionalë për përgatitjen e nxënësve duke nisur nga kabineti i informatikës, kabineti i hotelerisë me një kuzhinë bashkëkohore dhe një bar modern ku nxënësit aftësohen me teknikën më bashkëkohore. Kabineti degës elektrike dhe ai mekanike janë në funksion të nxënësve .

Shkolla e re vuri objektiva konkrete: “Të gatshëm për të përgatitur nxënës të aftë, dhe konkurrentë në tregun e punës, duke rritur në këtë mënyrë mundësinë për punësim.

Dhe gjithçka u mishërua mbi bazën e një stafi të kualifikuar, mësimdhënie me teknologji bashkëkohore, ku nxënësit mësojnë njëherazi dy gjuhë të huaja, me një bazë materiale të pasur për të zhvilluar praktika profesionale në parametra bashkëkohore. 

Nxënësit e kësaj shkolle me programet ekzistuese, jo vetëm që marrin të plotë arsimin e përgjithshëm, por dhe atë profesional. Kështu nga kjo shkollë çdo vit mbi 50 % e këtyre nxënësve kanë shkuar në universitet, madje janë në fakultetet ku studiojnë degët e parapëlqyera. Kujtojmë Viola Çorbaxhiun, Shpend Halilaj, Ekeleda Bashalli etj, ndërkohë që pjesa tjetër janë pjesë e tregut të punës, madje një pjesë prej tyre me njohuritë e fituara në këtë shkollë kanë hapur bizneset e tyre private. Është fakt që në çdo lokal të qytetit turistik të Pogradecit nxënës të kësaj shkolle menaxhojnë restorante dhe hotele. Kështu Altini Aliaj menaxhon “Blealbin”, Xhoni Blacëri “Kashtën” Endri “Enkelanën” etj. Edhe djemtë që kanë mbaruar shkollën në sektorin mekanik apo elektrik janë punësuar nëpër serviset me të mira që ka rrethi i Pogradecit apo një pjesë prej tyre si ofiçina “Mario” duhet të zësh radhë për të rregulluar makinën nga cilësia dhe emri që ka fituar kjo ofiçinë nga ky nxënës që ka dalë nga kjo shkollë.
Po kështu edhe në degët e hoteleri-turizmit dalin kuzhinierë, pastiçierë, kamerierë, recepsionistë, shoqërues turistësh etj.

Padyshim teknologjia informatikës me kabinetet bashkëkohore kanë sjellë rritjen cilësore të nivelit të nxënësve duke shfrytëzuar gjerësisht internetin për të vjelë të rejat bashkëkohore.

Në këtë shkollë janë aplikuar firmat ushtrimore ku nxënësit praktikojnë njohuritë e marra nëpërmjet detyrave praktike sipas rolit që do të kryejnë në ndërmarrje të stimuluara. 

Ja pra ishin gjithë këto arritje që kjo shkollë model ka disa vite që organizon “Ditën e dyerve të hapura” ku vijnë nxënës nga të gjitha shkollat e rrethit dhe drejtuesit e këtyre shkollave, si dhe drejtues të arsimit profesional, biznesmenë nga të gjitha fushat në rrethin e Pogradecit, drejtues bankash ku nxënësit kryejnë praktikat . 

E thënë troç shkolla profesionale “Enver Qiraxhiu” është përballë sfidave të reja në ambientin e ri duke rritur cilësisht nivelin e punës për të nxjerrë nxënës të aftë të përballojnë nevojat e kohës.
Sigal