Shkodër/ Zjarr në një pallat, asfiksohet 18 vjeçarja

480
Sigal

Një zjarr ka rënë në katin e tretë të një pallati në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Mësohet se në banesë jetonin studente, ku njëra prej tyre është dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia e cila ka shoqëruar 18 vjeçaren në urgjencë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.