Shkodër, rikostruksionin xhaminë në Postribë, 3 punëtorë ndërtimi merren në polici

568
Kanë qënë duke punuar për rikonstruksionin e xhamisë së fshatit Kullaj në Postribë, por kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Shkodres. 3 punëtorë ndërtimi janë shoqëruar nga uniformat blu, pasi u është kërkuar nëse janë të siguruar në punë dhe përgjigjia e tyre ka qënë se po punojnë vullnetarisht. Ky veprim i policisë së shtetit ka nxitur reagime në komunitetin e zonës, që e quan veprimin tërësisht të padrejtë. Për ndërtimin e xhamisë ata sqarojnë se disponojnë lejen dhe çdo veprim po kryhet mbi gjurmët e xhamisë së vjetër 120 vjeçare.

Xhamia e Kullajve është ndërtuar afro 120 vite më parë, ndërsa prej disa vitesh rrezikonte të shembej si shkak i amortizimit. Përballë gjendjes së krijuar, drejtuesit e këtij objekti kulti në bashkëpunim me banorët e fshatit vendosen nxjerrjen e lejes për rikonstruksion. Punimet kanë ecur me ritme të shpejta në këto muaj, por për çudi operativi i zonës është kujtuar vetëm këto ditë të kërkojë llogari për mënyrën se si po zbatohen në terren punimet.
Sigal