Shkodër/ Plagosi me armë drejtorin e Ujësjellësit dhe djalin e tij, arrestohet autori i dyshuar

336
Sigal

Drejtori i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij mbetën janë plagosur sot të plagosur me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër.

Raportohet se shtetasi Mhill Pllumaj dyshohet se para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Mark Molla, drejtorin e Ujësjellësit dhe djalin e tij Kristjan Molla, i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Babë e bir janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, Mhill Pllumajn, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit Mark dhe Kristjan Molla. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.