Shkodër, lumi Buna del nga shtrati, evakuohen nga shtëpitë e tyre mbi dhjetë familje

240
Sigal

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë kritike në Shkodër aty ku lumi Buna ka dalë nga shtrati.

Mësohet se janë evakuuar dhjetë familje pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur.

Në raportin zyrtar bëhet e ditur se ka rritje të prurjeve të lumit Drin.

Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Gjatë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve te fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.

Në territorin e Bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Ka rritje të prurjeve të lumit Drin. Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Gjatë natë forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre.