Procesi i numërimit të kutive vijon edhe për Bashkinë e Shkodrës.
Deri më tani, janë numëruar 170 nga 250 gjithsej kuti votimi nga ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 14438 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 12811 vota dhe kandidati i PD, Xhelal Bushati me 5083 vota.
Procesi i numërimit vijon në bashkitë e Lushnjës, Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës.




















