Shkatërrohet banda e trafikut të drōgës në Itali dhe Shqipëri, 11 të arrestuar

328
Sigal

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë finalizuar një operacion të madh kundër trafikut të lëndëve narkotike në të dy vendet duke arrestuar njëmbëdhjetë persona.

Nëntë prej tyre janë arrestuar në Itali në kuadër të operacionit “ZAD”, kurse dy të tjerë në Shqipëri, specifikisht në Cërrik dhe Shkodër.

Të arrestuar janë Florjan Palaj, 32 vjeç nga Cerriku dhe Ilia Deda, 49 vjeç nga Shkodra.

“Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drōgave, kryesisht kōkainë” kryer në bashkëpunim.

Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove me kōkainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kōkainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë:

Një tjetër operacion ndërkombëtar finalizohet me sukses.

Finalizohet operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”.

Operacioni për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë.

Vihen në pranga në Itali e Shqipëri, 11 persona, dy prej të cilëve u kapën në territorin shqiptar.

Në operacion në Shqipëri, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “ZAD”, Policia e Shtetit përmbushi me sukses detyrimet e saj.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim.

Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.