Shkarkohet nga detyra xhaxhai i Arben Ndokës: Një celulë e paligjshme ka marrë peng bashkinë e Lezhës

276
Gjokë Noka është shkarkuar sot nga detyra kreu e Këshillit të Bashkisë së Lezhës, me 21 vota. Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga nënkryetari i Këshillit, largimi i tij nga detyra u votua nga këshilltarët e të dy palëve, PS dhe LSI.
Më vendimit të Këshillit, kryetar i ri u zgjodh Kristjan Gjidoda.

Por menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar Gjokë Noka, i PS, duke e cilësuar këtë mbledhje të paligjshme.

“Mbledhja e zhvilluar është një celulë e paligjshme. Nuk pati kuorumin e nevojshëm në mbledhje. Ky është një organizim për të marrë peng bashkinë e Lezhës”, u shpreh Gjokë Noka.

Gjokë Noka është xhaxhai ish-deputetit të PS-së, Arben Noka i cili dha dorëheqjen nga mandati.