Shkarkohet drejtori i Portit në Durrës, kush e zëvendëson

645
Sigal

Është liruar nga detyra drejtori i Portit të Durrësit Artjan Qirici.

Ai ishte emëruar në detyrë tetorin që lamë pas, pasi mbante postin e zëvendësdrejtorit.

Pak kohë më parë Qirci u përfol dhe për blerjen e paisjeve të palestrës, për institucionin. Një veprim vërtet i çuditshëm ky.

Ne vend të tij është vendosur ish-drejtori i AKU-së Afrim Bakaj.

Pas prishjes së koalicionit me LSI, në tetor ai u emërua drejtor, por vetëm për 4 muaj.

Tashmë në vendin e tij është emëruar Afrim Bakaj, ish-drejtor i AKU, i shkarkuar nga kryeministri Rama në janar të 2016, ndërsa tashmë do të drejtojë portin e Durrësit.