Shkarkimet në Vaun e Dejës, rrezikon Komani, HEC-et e Drinit pranë kuotave maksimale

322
Sigal

Dy prej hidrocentraleve të kaskadës së drinit janë pranë kuotave maksimale. Kështu, raportohet se Fierza është në kuotën 280 metra dhe situata është e stabilizuar pasi mbetën edhe 16 metra deri në kuotën maksimale ndërsa Koman dhe Vaun e Dejës janë vetëm pak centimetra larg kuotës maksimale.

Komani është në kuotën 174 metra e 42 centimetër, ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra. Nga ana tjetër, Vau i Dejës është aktualisht sipas KESH-it në kuotën 75 metër e 58 centimetër, ndërsa kuotën maksimale e ka 76 metra.

Nisur nga situata e krijuar në dy HEC-et e poshtëm të kaskadës së drinit, KESH ka filluar shkarkimet nga Vau i Dejes. Raportohet se shkarkimet totale nga HEC-i Vau i Dejës janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.