Shkaktoi aksidentin ku i mori jetën të moshuarës në Vlorë, shoqërohet shoferi 68- vjeçar

193
Sigal

Policia e Shtetit ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Autostradën Vlorë-Levan, duke bërë me dije se është shoqeruar në komisariat drejtuesi i mjetit.

Bëhet fjalë për një 68 vjeccar me inicialet A.M., i cili po drejtonte mjetin tip “Golf 4”, në momentin kur ka goditur për vdekje një të moshuar rreth 70 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.