Shiu dhe “Salillari” dëmtojnë “Urën e Zogut” në Milot

231
Sigal

“Ura e Zogut” në Milot ka pësuar dëmtime serioze, që mund të jenë fatale për një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Një nga këmbët e urës, u fundos me rreth 2 metra dy javë më parë nga shirat. Por tashmë reshjet e fundit e kanë fundosur atë edhe me 40 centimetra, çka ka bërë që dëmtimet të jenë edhe më serioze.

Dëmtimi i urës vijon prej vitesh, ndërsa kompania “Salillari” ngarkon kamionët me zhavorr në lumë.

Edhe pse pas shumë denoncimeve të mediave, dhe dhënies së alarmit për rrezikun e shembjes, Ministria e Kulturës që është përgjegjëse për ruajtjen e monumenteve ende nuk ka marrë asnjë masë.