Shijoni aventurat e muajit mars me ofertën speciale të WIZZ AIR – 15% ulje për fluturimet nga Tirana

22
Sigal

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka kënaqësinë t’ju njohë me ofertën më të fundit që do t’ua shtojë kënaqësinë e udhëtimit gjatë muajit mars. Wizz Air ofron 15% ulje në fluturimet e zgjedhura, duke lejuar pasagjerët të përfitojnë nga këto çmime, ndërsa eksplorojnë destinacionet e preferuara.

Pasagjerët që nisen nga Tirana mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të rezervojnë fluturimin e tyre me Wizz Air me një çmim që fillon prej vetëm 14 euro, drejt destinacioneve si: Londra, Bari, Parisi, Stokholmi, Bukureshti, Charleroi në Belgjikë, Milano dhe Bolonja.

Zhyteni veten tuaj në magjinë e muajit mars me ofertat ekskluzive të Wizz Air, të krijuara për pasagjerët që udhëtojnë si për arsye biznesi apo edhe për pushime dhe zgjedhin fluturime me çmime të ulëta.

“Ndërsa disa kompani po rrisin çmimet e biletave, Wizz Air i ul tarifat akoma edhe më shumë, duke ofruar një zbritje prej 15% për udhëtimet tuaja të muajit mars. Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë të gjithë pasagjerëve shqiptarë mundësi të udhëtojnë me çmime të përballueshme drejt më shumë se 50 destinacioneve, që nisen nga Tirana. Për vetëm 14 euro, klientët mund të rezervojnë udhëtime drejt Londrës, Parisit, Milanos, Stokholmit dhe shumë destinacioneve të tjera që mund të kthehen në një aventurë të paharrueshme”, tha Tamara Nikiforova, Menaxhere e Komunikimit në Wizz Air.

Rezervoni biletën tuaj në faqen zyrtare wizzair.com ose nëpërmjet aplikacionit WIZZ dhe nisni aventurën tuaj të paharrueshme me Wizz Air.

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 201 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.