Sigal

Jemi në fillim të muajit tetor dhe të themi të drjetën nuk e kemi ndjerë ende hyrjen e stinës së vjeshtës dhe me këtë mot duket sikur dimri nuk kishte ndërmend të vinte. Por koha e bukur me diell kaq ishte, pasi pasditen e sotme do të ndryshojë gjithçka.

Temperaturat do të ulen këtë pasdite dhe e nesërmja do te jetë një ditë plot shi dhe shtrëngata.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit zonat më të rrezikuara për reshje janë ato bregdetare dhe malore, ku mund të ketë edhe shtrëngata. Kështu që mos harroni të merrni çadrat me vete dhe vishuni mirë pasi mund të sëmureni.