Sherri mes të rinjve ku u vra një 18-vjeçar, policia ndalon pesë persona, dyshohet se…

29
Sigal

Policia ka ndaluar pesë persona të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit të Shkozës, ku humbi jetën një 18-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, ndërsa autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.