Sherr në një lokal në Kurbin, plagoset një person

27
Sigal

Konflikti mes dy personave në Kurbin ka përfunduar me shkrepjen e armës dhe plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në Malbardhë, ku pas konfliktit në një lokal me njëri-tjetrin, shtetasi A. Sh. ka qëlluar me pistoletë Fatjon Likën.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë konflikti mes tyre kishte nisur kohë më parë.

Tashmë në kërkim janë autori së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E. L dhe P. L., këta të fundit të përfshirë po ashtu në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.