Sherr mes të rinjve në Kavajë, plagoset me thikë 25-vjeçari, një tjetër me sende të forta

123
Sigal

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një 25-vjeçar dhe me sende të forta një 16-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital.

Policia ka shoqëruar pas krimit autorin.
“Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.