Sherr me thika midis adoleshentëve në Berat, plagoset 17-vjeçari

322
Sigal

Një sherr me thika midis dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 17-vjeçari në Berat.

I riu i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes është arrestuar nga policia.

NJOFTIMI:

Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari në Berat. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.