Sherr i ashpër mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17 vjeçari, dërgohet në spital

231
Sigal

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes disa adoleshentëve në Tiranë, të cilët janë përleshur fizikisht pas një konflikti me motive të dobëta. Sipas informacioneve të bëra me dije, nga përplasja është dëmtuar 17 vjeçari me inicialet A.S i cili është goditur me sende të forta.

Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.