Shërohen edhe nëntë pacientë të tjerë me koronavirus

293
Sigal

Nëntë pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama në facebook, u cili shkruan “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”.

Në total, numri i të shëruarve në vendin tonë shkon në 85.

Mes këtyre nëntë pacientëve të shëruar janë edhe nënë Sanija 78 vjeçe dhe gjysh Izedini 79 vjeç, lajm të cilin e dha kryeministri ditën e djeshme.

Deri tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.