Shemben 23 objekte, IKMT nis operacionin në Belsh

439
Sigal

Gazeta Telegraf/

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e
sotme një operacion në Bashkinë Belsh. Janë të paktën 23 objekte një dhe disa
katëshe që janë planifikuar të prishen gjate këtij aksioni, në kuadër të
projektit “Ansambli i Rilindjes Urbane, Belsh”.

Disa nga këto objekte do të prishen me shpërthim
të kontrolluar. Objektet janë shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky operacion mendohet të zgjasë një javë deri në
dy javë. Njëkohësisht IKMT është duke vijuar edhe operacionin në Vlorë, i cili
ka hyrë në javën e dytë.