Shehu: Humbjet e jetëve nga korona nuk janë as 3000 e as 15 mijë, por 24 mijë. Kanë dështuar masat

161
Nga Tritan Shehu 
Humbjet e jeteve nga Covid nuk jane as 3000, as 15 mije, por reth 24 mije si pasoje e deshtimit te masave kunder epidemise.
Gazeta “The Economist” thekson se humbjet e jeteve ne Shqiperi nuk jane 3000 sa deklarohet nga Qeveria, por mbi 15000.
–Ne fakt prej Janarit 2020 deri tashti po arrijne ne 24 mije.
Kjo lexohet qarte duke ndjekur “vdekjet plus” te deklaruara dhe trendin e tyre.
Me kete shifer tragjike ne arrijme ne 1-3 vendet e para ne Bote per humbjet njerezore per 1 milion banore.
E njejta gje eshte dhe per vdekjet midis mjekeve, qe kalon shifren 50.
–Dhe ky bilanc tejet negativ shoqerohet me numrin me te ulet ne Europe per testimet, me te lartin per pozitivitetin e tyre etj.
–Shume e rende eshte gjendja edhe per sa i perket vaksinimit te popullesise. Aktualisht kjo eshte menyra mbrojtese me e efekshme, vecanerisht per Shqiperine me nje gjendje te pergjitheshme epidemiologjike jashte kontrollit, sistem paresor dhe spitalor teresisht te keq organizuar.
Deri tashti jane vaksinuar me dy dozat nen 42 % e popullesise, shifra kjo me e ulet per Kontinentin tone dhe shume nen mezataren boterore boterore, 61%.
Dhe ketu duhet nenvizuar fakti qe ndersa nje pjese e madhe e popullesise ka marre vaksina te pa sigurta e me efektivitet te ulet, nuk ka asnje protokoll korregjues.
Po keshtu akoma nuk ka filluar perdorimi horizontal i dozes se trete.
Gjithashtu vaksinimi i femijeve eshte shume larg rekomandimeve te EMA dhe BE per krijimin e mundesive te nje vaksini horizontal te tyre, pa dyshim me konsensusin e prindereve.
–Nga ana tjeter mungon nje dialog me qytetaret per t’i bindur ata per rolin mbrojtes qe kane vaksinat e beneficet e medha per shpetim jetesh, shendet dhe ekonomi.
–E gjithe kjo tabllo deshtimesh kerkohet te kamuflohet me disa masa detyruese, krejtesisht absurde dhe te pa realizueshme keto; kur ne kemi shumicen e popullesise te pa vaksinuar.
Ne keto kushte menyra e vetme per te rritur vaksinimet eshte:
–Bindja e qytetareve per vlerat e pa zevendesueshme te vaksinimit.
–Paraqitja publikut e nje strategjie vaksinimi me moshat, numrin e dozave, sjelljen ndaj atyre qe kane marre vaksina te pasigurta, me afate kohore etj.
–Perdorimi vetem i vaksinave te certifikuara nga EMA ose FDA.
Kombinimi i ketyre masave me te tjera ne nivel sistemi, do te ndalonte thellimin e tragjedise qe po ndodh ne Shqiperi, si pasoje keq menaxhimit te epidemise.
Sigal