Shansi i fundit: Tirana zyrtare të ndihmojë bashkimin faktorit shqiptar në Shkup

315
Sigal

Zoran Zaev, i cili ka arritur shumicën relative të Kuvendit, vetëm si pasojë e koalicionit me një parti shqiptare si Besa, pra ka marrë 46 deputetë, 2 më shumë se rivali i tij direkt, po vepron me shqiptarët identik si paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski.

Një parti shqiptare e thërret në takim, e një tjetër e mban jashtë derës, si për t’i dhënë njërës se jam gati të bëj koalicion me tjetrën. Gruevski e bënte këtë me PDSH-në e Menduh Thaçit e Ali Ahmetit, që në atë kohë nuk kishin aq deputetë sa shqiptarët kanë tani.

Gjithsej shqiptarët kanë 32 deputetë. Edhe 4 vjet më parë, Gruevski nuk arriti do të bëjë qeveri, pasi BDI refuzoi koalicionin me ta, por këtë herë ky faktor është edhe më i madh.

Mirëpo pas dy ditësh, kur Parlamenti i ri është konstituuar, partitë shqiptare po përplasen me njëra-tjetrën dhe janë hedhur në një Pazar për dy partitë e mëdha maqedonase, duke ushqyer teoritë konspirative.

VRMO-DMNE ka hapur lajmin se është gati të pranojë një kryeministër shqiptar, dhe nëse ajo e pranon një koalicion me BDI-në, do të duhet të bashkohet edhe me “Levica” që ka 2 deputetë, parti e majtë që është kundër anëtarësimit në NATO dhe për rrëzimin e Marrëveshjes së Prespës.

BDI, nëpërmjet numrit dy të saj Artan Grubi, përmes Gazetës “Shqip”, disa ditë më parë bëri të ditur se forca më e madhe shqiptare nuk do të bëjë koalicion me “Levica”. Një sinjal i qartë për të hapur një dritare për Zaevin që ky i fundit të llogarisë faktorin shqiptar politikisht e jo si bisht.

Nga BDI bëjnë të ditur se kanë kërkuar një takim Aleancën e Zijadin Selës dhe BESA-n që të koordinohen, por deri tani kjo kërkesë nuk është pranuar. Madje ka pasur takime me Gruevskin, pa ditur se çfarë kanë folur.

Nga politikanë shqiptarë, por jo vetëm, po hidhet sërish ideja e një lehtësimi të komunikimit të partive shqiptare, si nga Tirana zyrtare, që ndodhi para 4 vitesh, apo edhe nga Prishtina, qoftë edhe nga qarqe intelektuale. Por që kjo të ndodhë, duhet të bërë shpejt, brenda kësaj jave se ndryshe skadon afati 10-ditor që presidenti i Maqedonisë së Veriut të japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Rreziku kësaj radhe është i madh, pasi nëse votat e shqiptarëve ndahen 15 BD, 12 Aleanca, 4 Besa e 1 PDSH, atëherë ato e humbin fuqinë e 32.

Nga Ylli Pata