Seriali i ri Britanik që flet për shqiptarët, ja kush janë aktorët tanë që do luajnë

784
Sigal

“Gangs of London” është seriali më i ri britanik i zhanrit dramë-aksion, i prodhuar nga Pulse Films & Sister.

Ky serial ka në qendër të tij rivalitetin mes bandave dhe organizatave kriminale në Londër, ndërsa premiera e tij u mbajt më 23 prill në Sky Atlantic dhe Cinemax.

Historia:

Pasi krimineli më i fuqishëm në Londër vritet (Fin Wallace (Colm Meaney). Djali i tij, Sean Wallace (Joe Cole ) dëshiron të zërë vendin e babait.  Mirëpo kjo tërheq vëmendjen e bandave të Londrës, që përbëhen nga mafia shqiptare e drejtuar nga Luan Dushaj (Orli Shuka), bandat kurde, pakistaneze, italiane dhe të tjerë kriminelë.Pikërisht aktorë të bandës shqiptare janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale.

Ata luajnë rolin e Luanit dhe Mirlindës të cilët drejtojnë bandën shqiptare. Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit. Aktorja Arta Dobroshi luan personazhin e Florianës, Chloe Sulaj është në rolin e Bukuroshes, Azra Rexhepi në rolin e Elirës dhe Florist Bajgora në rolin e Besmirit.

“Është shumë fantastike të jesh në një projekt të tillë dhe pjesë e një kaste si kjo, eksperiencë e re njëkohësisht. E kam shijuar shumë sezonin e parë dhe të shohim çfarë do të ndodhë tutje. Kur na ofrojnë ndonjë projekt bashkë, pyetja e parë që na bëjnë: Jeni rehat  të punoni bashkë? Unë dhe Orli e shijojmë shumë, është tamam festë. Punojmë shumë mirë bashkë. Orli është pak më serioz se unë në punë. Unë e marr më lehtë po me shumë qejf. Orli është pak kritik dhe ndonjëherë më thotë ‘Eri merre seriozisht’.- tregoi Eri Shuka në një intervistë në korrik të vitit të kaluar, ku tregoi se takimi me krijuesit e “Gangs of London” ndodhi në vitin 2016.