Sekuestrohen 4 thasë me marijuanë në Bulqizë, trafikantët qëllojnë me armë në ajër, arrestohen

529
Policia Kufitare e Bulqizës ka sekuestruar 105 kilogram marijuanë, ndërsa ka arrestuar 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Autorët qe udhëtonin dy me motorr dhe dy me automjet nuk iu bindën urdhrit të Policisë Kufitare për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare.
Gjatë ikjes me shpejtësi, dy shtetasit që udhëtonin me motorr dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia Kufitare është vënë në ndjekie të tyre ku ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve së bashku me automjetin e tyre të fshehur në një rrugë dytësore.
Gjatë kontrollit të zonës përreth ku ishin fshehur autorët, Policia gjeti dhe sekuestroi 4 thasë të mbushur me pako me lëndë narkotike marijuanë me peshë rreth 105 kilogramë.
“Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kanë konstatuar një motorr dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi në drejtim të kufirit me Maqedoninë. Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të patrullës së Policisë. Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorrit ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë kërkuar përforcime”- thuhet në njoftimin e policisë.
Si rezultat i ndjekies dhe kontrollit të zonës është bërë e mundur që në një rrugë dytësore, policia të gjejë dhe bllokojë automjetin si dhe të arrestojnë në flagrancë drejtuesin e automjetit dhe pasagjerin që udhëtonte me këtë mjet.
Po në vijim të kontrollit të zonës, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë, ku brenda tyre kishte 15 pako më lëndë narkotike , gjithësej rreth 105 kilogramë marijuanë.
Ndërkohe vijon kontrolli i zonës për gjetjen e motorrit dhe kapjen e dy personave që qarkullonin me të.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët në Dejtorinë Vendore të Policisë Dibër.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:
Ridjan Miftari, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, (drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike).
B. I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan (pasagjer në automjetin që transportohej lënda narkotike).
Gjithashtu po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.XH, dhe B.O, ku vijon puna për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë.
Ndërkohe në vendngjarje vijon puna për gjetien e gëzhojave si dhe të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër në ikje e sipër pasagjeri që qarkullonte me motorr.
Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Sigal