Seanca për Metën/ Dervishaj: Nuk ka shkelje, kjo është hakmarrje politike

191
Sigal

Ka nisur seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Përfaqësuesit e Presidentit Meta kanë mbërritur në seancë me një dosje voluminoze dhe pritet të japin argumentet e tyre mbi çështjen.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj tha se Kuvendi nuk ka zbuluar asnjë akt të Presidentit ku të kishte shkelur Kushtetutën.

“Presidenti i Republikës, pas marrjes së njoftimit të nisjes së procesit të shkarkimit të tij, ka mbajtur komunikim shkresor me Kuvendin, duke i nisur ankesat apo këshillat që të mos binte ndesh me parimet kushtetuese. 

Neni 90 i Kushtetutës përcakton se nuk ka përgjegjësi në aktet e ushtruara gjatë detyrës se tij… duke e vlerësuar gjithë procesin e iniciuar për shkarkimin e kreut të shtetit, rezultoi se në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve apo të raportit të Komisionit të Ligjeve, nuk është arritur të zbulohet asnjë akt i vetëm i Presidentit që mund të kishte shkelur Kushtetutën.

 Edhe pse në mungesë të lëndës për të shkarkuar Presidentin, përsëri janë shkelur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, si ai i paanësisë, parimi për një proces të rregullt ligjor”, tha Dervishaj.

“Veprimtaria hetimore parlamentare për shkarkimin e Presidentit nuk mund të zhvillohet gjatë periudhës katwr mujore kur zhvillohen zgjedhjet e reja. Komisioni hetimor u ngrit në mungesë të lëndës dhe të kohës”.

“Kuvendi përmes këtij procesi ka tentuar të hyjë në mënyrën se si Presidenti ushtron kompetencat e tij. I gjithë procesi është iniciuar politikisht, për t’u hakmarrë ndaj Presidentit,” tha ai.