Siguria rrugore/ Policia vendos 672 gjoba për mos vendosje rripi dhe shpejtësi

536
Sigal

Drejtoria e
Policisë Rrugore, po vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e
masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit
në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga këta: 3
drejtues mjetesh në gjendje të dehur; 2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 46 Leje Drejtimi, nga të
cilat: 5 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit; 32 për
shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara; 9 për semafor e
shkelje të tjera.

Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të
rripit të sigurimit; 289 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime
te gabuara. Janë vendosur 33 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 51 masa
për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe 1.114 masa për
shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit
Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të
sigurisë rrugore.