Samiti i sigurisë/ Presidenti Bajram Begaj do të takohet në selinë e NATO-s me kreun e saj Stoltenberg më 7 mars. Ja axhenda

118
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO, më datë 7 mars. Kreu i Shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtyare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.