Salillarit iu hoq konfiskimi i pallatit përpara zgjedhjeve. Opozita e akuzoi se bleu vota për PS-në

141

Pak javë para zgjedhjeve, Gjykata Administrative e Tiranës hoqi masën e konfiskimit për pjesën më të madhe të godinës me kate pa leje të Salillarit në zonën e Farkës.Vendimi është marrë në mes të shkurtit 2023, por ai nuk është publikuar nga gjyqtarja e çështjes. Ai vendim rrëzon firmën e kryeministrit Edi Rama, i cili nënshkroi konfiskimin e pallatit.

Sigal

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar firmën e kryeministrit Edi Rama duke i hequr masën e konfiskimit pallatit pa leje të Pëllumb Salillarit në zonën e Liqenit të Thatë. Por ndërkohë që vendimi është marrë në mesin e muajit shkurt, gjykata e ka mbajtur të fshehtë vendimin. Nga ana tjetër, opozita e djathtë ka akuzuar Salillarin se ka blerë vota në favor të Partisë Socialiste.

Pak javë para zgjedhjeve, Gjykata Administrative e Tiranës hoqi masën e konfiskimit për pjesën më të madhe të godinës me kate pa leje të Salillarit në zonën e Farkës.

Vendimi është marrë në mes të shkurtit 2023, por ai nuk është publikuar nga gjyqtarja e çështjes.

Ai vendim rrëzon firmën e kryeministrit Edi Rama, i cili nënshkroi konfiskimin e pallatit pa leje të Pëllumb Salillarit në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë vendim, megjithëse ai nuk i ka kursyer sulmet ndaj gjyqtarëve edhe për gjëra shumë më të vogla.

Në 11 nëntor të vitit 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vendimin numër 9, në të cilin u vendos konfiskimi i godinës së ndërtuar nga Salillari në zonën e Liqenit të Thatë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit konstatoi se pallati kishte mbi 1100 metra katrorë sipërfaqe ndërtimore pa leje.

Pak ditë para vendimit të konfiskimit, Pëllumb Salillari nënshkroi kontrata të shumta porosie për shitje apartamentesh e dyqanesh me të punësuarit në kompaninë e tij, kryesisht inxhinierë, llogaritarë, por edhe shoferë.

Pikërisht këta persona iu drejtuan Gjykatës Administrative, me kërkesën për heqjen e konfiskimit mbi pasuritë që ata kishin porositur te Salillari. Gjykata Administrative, në mungesë të plotë transparence, mori vendim në favor të tyre, një vendim që i leverdis edhe Salillarit.

Nga opozita e djathtë ka pasur raportime se Salillari është përfshirë në procesin e blerjeve të votave për Partinë Socialiste të Edi Ramës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Këto të dhëna krijojnë dyshimet se konfiskimi i pallatit të Salillarit dhe më tej çlirimi i tij me vendim të fshehtë gjykate mund të jetë pjesë e skemës për ta nxitur biznesmenin që të përfshihet financiarisht në procesin elektoral në favor të maxhorancës.