Sali Berisha kërkon dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi parlamentar

151
Sigal

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama”, ka thënë Berisha, duke shtuar:

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputetët për të zhbërë për një periudhë të shkurtër përçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha dorëheqjen, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Ky është një ndryshim i Berishës ndaj Alibeajt, të cilin e ka njohur që prej fillimit si kryetar të grupit parlamentar.

Grupi i PD-së po zhvillon sot mbledhjen e thirrur ditën e djeshme nga Alibeaj. Ky i fundit tha para nisjes së mbledhjes se synimi i këtij takimi është bashkimi i demokratëve.