Saimir Tahiri kthehet në ‘gjirin e familjes’ socialiste, ja merr këngës përpara ministrave dhe ish-ministrave (fotot)

786
Sigal

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka festuar mbrëmmë ditëlindjen e tij të 48-të. Klosi ka festuar në ambientet e një lokali luksoz në zonën e ish-Bllokut ku ishin mbi 100 të ftuar, të botës së medias, politikës, dhe miq të afërt të tij.

Në këtë ditë duket se është gjetur rasti për rikthimin ‘’në gjirin e familjes” të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në disa foto të siguara Tahiri shihet teksa këndon në skenë me këngëtaren Eneda Tarifa, si dhe me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe të sapozgjedhurin Bledi Çuçi.

Mbetet e pakonfirmuar nëse në ditëlindjen e Klosit ka qenë apo jo i pranishëm dhe kryeministri Rama, i cili ka kërkuar që Tahirit t’i kërkohet falje për të gjitha akuzat që i janë drejtuar dhe baltën që i është hedhur.

Por pavarësisht deklaratave të Ramës për ish-vartësin dhe njeriun e besuar të tij, për Tahirin vijojnë hetimet nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat janë zgjatur dhe me tre muaj.