Rudina Xhunga ka hapur një dritare në Dritare Tv duke folur hapur për qumështin që prodhohet në Shqipëri. A duhet të pijmë qumështin që shitet tek fshatarët? Rudina Xhunga thotë jo. A duhet t’i besojmë atij që prodhohet në fabrika? Rudina thotë jo.
I pari shitet në kushte të pakontrolluara. I dyti nuk është as qumësht. Është pluhur. I padëmshëm, por as i shëndetshëm.
Rudina Xhunga thekson se nuk do të ndalet nga fokusi tek ushqimet që hamë duke kujtuar edhe njëherë se obeziteti, diabeti, demenca, janë të lidhura me ushqimin.
“As gjyqet dhe as kërcënimet nuk do më ndalin”, thotë Rudina Xhunga në përpjekje të ngjallë gjithashtu ndërgjegjen kolektive



















