Një 45 vjeçare është aksidentuar këtë mëngjes nga një automjet, teksa po lëvizte në këmbë, në lagjen nr. 4, Pogradec. Nga përplasja mësohet se gruaja ka pësuar lëndime dhe ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit.
Policia bën me dije se shoferi është shoqëruar në Komisariat. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin me iniciale N. A.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.






















