Rrufeja godet në çatinë e dy vëllezërve në Berat, “shkrumbohen” banesat e tyre

152
Sigal

Rrufeja ka goditur në çatinë e vëllezërve Afrim dhe Artan Jaze banesat e të cilëve ndodhen në fshatin Molisht, njësia administrative Sinjë e Beratit. Pas goditjes flaka është përhapur në çati më pas në dy banesat e vëllezērve Jaze. Pas njoftimit të bërë në MZSH Berat forcat e repartit zjarrfikës janë nisur me shpejtësi për në vendngjarje.

Duke mbërritur në kohë, zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë disa pjesë të banesës dhe mobilje apo pajisje shtëpiake. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi menjëherë pas goditjes në çati familjarët kanë arritur të dalin jashtë në kohë. Mësohet se njëra nga familjet Jaze jeton në emigrim ndërsa rrufeja ka shkatëruar të dyja banesat të cilat ishin nën një çati e cila ka marrë flakë menjëherë pas kësaj goditjeje.